2008-02-11 17:30:41

Vijojnë Ushtrimet Shpirtërore në Vatikan. Kard. Vanhoye ilustron temat e meditimit para Papës e Kuries Romake.


(11.02.2008 RV)Në Vatikan vijojnë ushtrimet shpirtërore për Krezhëm, me pjesëmarrjen e Papës. “Krishti deshi deri në fund të fundit, duke rivendosur bashkimin ndërmjet nesh, mëkatarëve tit të Tij”: kështu u shpreh kardinali Vanhoi në meditimin e parë të Ushtrimeve shpirtërore krezhmore, në praninë e Papës.
Meditimet, me temë: “Presim Krishtin, Kryepriftin tonë”, frymëzuar nga Letra drejtuar Hebrenjve (Heb. 4, 14), sivjet propozohen nga kardinali jezuit, Albert Vanhoi, ish-Sekretar i Komisionit Papnor Biblik.
Sot Hirësia e Tij mbajti dy meditime me temë: “Hyji na foli në Birin e tij” dhe ‘Krishti është Biri i Hyjit e vëllau ynë”.
Ushtrimet, që filluan dje pasdite, do përfundojnë të shtunën e ardhshme. Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve ndërpriten të gjitha audiencat papnore, duke përfshirë edhe atë të së mërkurës, 13 shkurt.







All the contents on this site are copyrighted ©.