2008-02-10 17:51:06

Presidenti serb përsëri kërkon negociata për Kosovën, Prishtina përgatit shpalljen e pavarësisë.


(10.2.2008 RV) Presidenti serb përsërit thirrjen për të negocuar përsëri mbi Kosove, ndërsa Prishtina përgatit shpalljen e pavarësisë nga Serbia më datën 17 apo më 24 të këtij muaji, kështu shkruajnë shkruajnë disa agjenci lajmesh duke cituar burime qeveritare serbe e në veçanti ministrin serb për kosovën, Slobodan Samarxhiç. Kryeministri i Kosovës Thaçi dhe shefi UNMIK ut, Joakim Ryker janë takuar sot në Prishtinë për të folur mbi procesin e statusit dhe për planin veprues për partneritetin evropian. Sipas Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e shpalljes së pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, qe në ditët e para, 100 shtete të ndryshme të botës janë të gatshme që ta njohin Kosovën e pavarur. Kështu deklaroi sot Thaçi në Prishtinë pas takimit të rregullt javor me shefin e UNMIK ut, Joakim Ryker. Kryeministri i Kosoves tha se institucionet e Kosovës bashkërisht me UNMIK- un po ndërtojnë hapësirën dhe rendin demokratik dhe perspektivën multietnike të Kosovës në mënyrë që t'i hapin perspektivë të sigurt fillimit të implementimit të procesit shtetëror të Kosovë.
Ndërkaq, shefi i UNMIK Joakim Ryker theksoi se me kryeministrin kosovar kanë biseduar për procesin e statusit dhe për planin veprues për partneritetin evropian. Ndërsa, lidhur me atë se çfarë po ndërmerr UNMIK-u kundër strukturave paralele të sigurisë në veri të Mitrovicës, Ryker tha se "ne jemi të përgatitur që të ballafaqohemi" me sfida në ditët dhe javët e ardhshme.
Edhe Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiut pas takimit të sotëm në Prishtinë me shefin e UNMIK-ut Ryker pohoi se "Kosova është në prag të ri-deklarimit të pavarësisë dhe shtoi se institucionet e saj do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë me UNMIK un, KFOR-in dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë që janë në Kosovë, me qëllim të udhëheqjes së suksesshme të punëve që i presin autoritetet në periudhën e tranzicionit", tha Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu e shtoi se "Kosova e pavarur do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, me garanci të plota për respektimin e kulturës, të trashëgimisë shpirtërore dhe të gjitha të drejtave të tjera të komuniteteve etnike me standardet më të larta të mundshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.