2008-02-10 12:39:44

Filluan në Vatikan Ushtrimet Shpirtërore, në praninë e Papës dhe të Kuries Romake.


(10.02.2008 RV)Filluan sot Ushtrimet Shpirtërore, në praninë e Papës dhe të Kuries Romake. Meditimet krezhmore me temë: “Presim Krishtin, Kryepriftin, sepse kemi një kryeprift të madh i cili përshkoi qiejt, Jezusin, Birin e Hyjit: të jemi të palëkundshëm në dëshmimin e fesë”, frymëzuar nga Letra drejtuar Hebrenjve (Heb. 4, 14), sivjet do të propozohen nga kardinali jezuit, Albert Vanhoi, ish-Sekretar i Komisionit Papnor Biblik.
Ushtrimet, që filluan sot, në orën 18. 00, në Kapelën “Nëna e Shëlbuesit” të Pallatit Apostolik në Vatikan, me kremtimin e Lutjeve të mbrëmjes dhe meditim e hapjes me temë “Zoti na foli”, do të përfundojnë më 16 shkurt me kremtimin e Lutjeve të mëngjesit dhe meditimin përfundimtar.Gjatë këtyre ditëve ndërpriten të gjitha audiencat papnore, duke përfshirë edhe atë të së mërkurës, 13 shkurt.







All the contents on this site are copyrighted ©.