2008-02-09 09:52:28

E diela 1 e Kohёs sё Krezhmeve Viti ‘A’: 'Krijoje nё mua, o Zot, njё zemёr tё pastёr!'


(9.2.2008 RV)RealAudioMP3 Shumё tё dashur vёllezёr e motra, tё nderuar dёgjues tё Radio Vatikanit. Kete kohe te bukur krezhmesh Kisha na ofron per te riperterire mendjet dhe zemrat tona me Fjalen e tij.
Nё kёtё tё djelё tё parё tё Krezhmes do tё nisim rrugёtimin tonё qё do tё na çojё drejt Pashkёs tё Ringjalljes. Leximet e kёtyre tё djelave i pёrkasin vitit A. Janё lexime tё marra nga njё traditё e lashtё e Kishёs qё shoqёronte ata qё do tё pagёzoheshin, drejt zbulimit tё pagёzimit. Janё lexime qё pёrmbajnё shpalljen e madhe tё asaj çfarё Zoti bёn nё pagёzim. Ёshtё katekeza mё e mirё pagёzimore.
Nё kёtё tё djelё, qё quhet ndryshe edhe e diela e tundimit, kemi dёgjuar leximin e Ungjillit sipas Mateut i cili na pёrshkruan tundimet e Jezusit nё shkretёtirё. Ёshtё njё hyrje e pёrgjithshme nё kёtё kohё tё krezhmeve e cila fillon nёn shenjёn e luftёs sё brendshme qё e pret njeriun nё zgjedhjet e tij pёrfundimtare. E pagёzimi ёshtё njё nga kёto zgjedhje pёrfundimtare nё jetёn e njё njeriu.
Leximi i parё, i marrё nga libri i Zanafillёs, na tregon pёr krijimin, tundimin dhe rёnien e njerёzve tё parё, Adamit dhe Evёs. Zoti e krijoi dhe e vuri njeriun nё mes tё gjitha tё mirave. I dha atij gjithçka e nё mёnyrё tё veçantё i dha afёrsinё e tij tё pёrhershme. Por njeriu, i tunduar nga krijesa e mbrapshtё qё Zotin e kishte mohuar pёrgjithmonё, mendoi tё fitonte prej vetvetes tё mirёn dhe tё bёhej vetё krijuesi i jetёs sё tij. Leximi me vёmendje i tekestit tё Zanafillёs na tregon se si me tё vёrtetё dinamika e çdo mёkati ka tё njёjtat hapa drejt kreyrjes sё tij. Ashtu sikurse edhe nё ungjillin e tundimeve, djalli ёshtё shumё dinak. Nuk e fton njeriun menjёherё qё tё bёjё tё keqen, qё tё zgjedhё tё keqen, por e mashtron nёn dukjen e tё mirёs. Sa e sa herё tё gjithё jemi nisur nё emёr tё sё mirёs pёr tё bёrё dicka e mё pas e kemi parё veten tё mashtruar e tё rrethuar nga e keqja. Po pse kjo? Sekreti ёsёhtё nё faktin qё djalli mё parё shkёput njeriun nga Zoti dhe i bёn atij tё besojё se mund ta organizojё jetёn e vet nga vetvetja. Zhduk nga horizonti i njeriut Zotin dhe i bёn tё besojё njeriut se ёshtё i vёtmjaftueshёm, se mund ta administrojё jetёn e tij dhe tё botёs vetёm me arsyen apo fuqinё e tij, pa marrё parasysh mundёsinё e ndёrhyrjes sё Zotit. Nё kёtё mёnyrё njeriu i shkretё i shkёputur nga Zoti e shikon se nuk mund t’ia dalё vetё e dёshpёrohet, sikurse Adami dhe Eva e sikurse ne tё gjithё kur e shikojmё se vetёm nuk mund t’ia dalim. Por a nuk ёshtё kjo edhe pёrpjekja e shumё ideologjive apo sistemeve tё djeshme e tё sotme. A nuk veproi kёshtu fashizmi, a nuk veproi kёshtu komunizmi, me tё cilin ne shqiptarёt kemi njё pёrvojё tё drejtёpёrdrejtё? Duke larguar Zotin, largoi njeriun nga vetvetja e nga tё tjerёt, futi armiqesinё ndёrmjet njerёzve e dёmtoi nё thelb lirinё e njeriut e cila nuk ishte mё e aftё tё zgjidhte tё mirёn.
Adami dhe Eva e korrigjojnё vetveten. Adami i ri pёr tё cilin na flet shёn Pali nё leximin e dytё, nё mёnyrё rrёnjёsore shpёtoi Adamin e vjetёr, pra njeriun nga mёkati dhe nga vdekja. E njёjta dinamikё edhe nё tundimet e Jezusit nё shkretёtirё. Gjarpёri i vjetёr pёrsёri i afrohet njeriut, por ky njeri nuk ёshtё mё Adami i vjetёr. Le tё shohim nё vecanti tё tria tundimet e Jezusit nё ungjillin e Mateut. Pёr njё koment shumё tё bukur tё kёsaj pjese tё ungjillit do tё ishte shumё me interes leximi i komentit qё papa Ratzinger i bёn nё librin e tij “Jezusi i Nazaretit”.
Skena nё tё cilёn zhvillohet dialogu ndёrmjet djallit dhe Jezusit ёshtё shkretёtira. Pas mёkatit tё parё Edeni nuk ёshtё mё Eden dhe njeriu ndodhet nё shkretёtirё. Nё tё vёrtetё kjo ёshtё gjendja e cdo njeriu larg Zotit apo qё nuk e kёrkon farё atё. Por shkretёtira ёshtё edhe rrugёtimi 40 vjet i popullit tё zgjedhur tё Izraelit. Shkretёtira ёshtё edhe vendi ku Zoti i flet zemrёs sё popullit tё tij nё librin e Ozesё profet. Pra shkretёtira nuk ёshtё vetёm vendi i pajetё, por edhe vendi i takimit me Zotin. Aty Hyu shtyn tё Birin dhe aty lejon qё t’i afrohet djalli. Dyzet ditёt nё kohёn kur jetoi Jezusi tё conin nё mendje dyzet vjetёt e udhёtimit tё popullit, 40 ditёt nё tё cilёt Moisiu ndejti nё mal pёr tё marrё rrasat e ligjit. Aty nё shkretёtirё djalli i afrohet jezusit dhe e tundon: “Nёse je Biri i Zotit thuaju kёtyre gurёve tё shndёrrohen nё bukё”. Por ai iu pёrgjigj: “Jo vetёm me bukё do tё jetojё njeriu, por me çdo fjalё qё del nga goja e Zotit”. Shumё e drejtё madje jetёsore kjo fjalё e djallit pёrballё njё njeriu tё unshёm. Por Jezusi e di mirё se pёrse ka ardhur e pse ndodhet aty. Ai e di mirё qё ushqimi i tij ёshtё fjala e Zotit dhe vullneti i tij. Ai nuk do t’ua mungojё bukёn njerёzve. Madje ai do tё jetё buka pёr jetёn e amshuar. Nё darkёn e fundit ai vetё do tё bёhet ushqim pёr njerёzit, ai vetё do tё shumёzojё bukёt pёr tё shuar ujёn e njerёzve. Ai e di mirё qё uja nuk ёshtё njё gjё e mirё. Por ai ka ardhur pёr tjetёr gjё. Ai ka ardhur pёr tё sjellё Zotin dhe pёr tё jetuar deri nё fund vullnetin e tij. Sa herё mendojmё qё plotёsimi i tё gjitha nevojave materialё mjafton pёr tё pasur njё jetё me kuptim. Kёtё gabim e bёri marksizmi i cili mendoi se duke u plotёsuar nevojat ekonomike njerёzve kishte zgjidhur tё gjitha problemet. Nuk bёri as njёrёn e as tjetёrn. As nuk u dha tё hanё e as nuk i dha kuptim jetёs sё nejrёzve. Jezusi e refuzon kёtё tundim dhe zgjedh tё jetojё me fjalёn e Zotit. E kёshtu pra tё krishterёt qё jetojnё me fjalёn e Zotit dhe bёjnё vullnetin e tij sigurisht do tё dinё edhe tё ndajnё bukёn me tjetrin e situata do tё jetё ndryshe. Sa e sa herё ndoshta eshtё gabuar duke ngatёrruar Kishёn me Karitasin, Fjalёn e Zotit me pakot me ushqime dhe veshёmbathje…! E kjo ndoshta nga vetё ne.
Tundimi i dytё: “Nёse je biri i Zotit hidhu poshtё, pasi ёshtё e shkruar: Do t’u japё urdhёr engjёjve tё tij dhe ata do tё tё mbajnё nё duart e tyre qё kёmba jote tё mos ndeshet nё shkёmb”. Jezusi iu pёrgjigj: “Eshtё shkruar edhe: “Mos e tundo Zotin Hyun tёnd”. Djalli kёrkon njё akrobaci nga ana e Jezusit, por edhe kёsaj here ai nuk ja jep kёtё kёnaqёsi. Ai e di mirё se ёshtё Mesia dhe se Zoti do ta ketё gjithnjё nё dorё. E nё fakt pasi i kalon tё gjitha tundimet ungjilli na thotё se “...engjёjt iu afruan dhe i i shёrbenin”. Nuk kishte nevojё ta provonte Hyun sepse ai prej Hyut vinte. Ja atёherё njё element tjetёr qё mund tё na shtyjё shpehsherё nё gabim. Kёrkojmё nga Zoti spektakёl, show, mrekulli pёrderi duke e vёnё nё provё atё. Harrojmё se ai ёshtё i lirё dhe na ka krijuar tё lirё, se nuk mund ta vёmё brenda kufijve tё kёrkesave tona.
Por brenda kёsja logjike fshihet edhe njё rrezik tjetёr, kёrkimi i njё besimi vetёm ndjesor, qё krijon sensacjone tё forta e tё menjёhershme. Mё duket se shpesheherё edhe liturgjitё tona me abuzime tё ndryshme japin idenё e kёsaj pёrpjekje pёr tё krijuar spektakёl. Jo rrallёherё kemi asistuar edhe nё Shqipёri sidmos nё fillimet e demokracisё kur ende nuk dinim gjё pёr besimin, nё meshё apo lutje qё nga fillimi nё fund dukeshin si show, apo nё meshё nё tё cilat mё shumё se sa shpallej fjala e Zotit, bёrtitej si pёr t’i shtirё frikёn njerёzve qё dёgjonin. Jezusi nuk bёn cirkun qё i kёrkon djallin, por i nёnёshtrohet edhe njё herё vullnetit tё Zotit.
Tundimi i tretё: “Do tё t’jap tё gjitha kёto gjёra nёse... do tё mё adhurosh. Por Jezusi iu pёrgjigj: “Ik o djall! Ёshtё e shkruar do tё adhurosh vetёm Zotin Hyun tёnd...”. Ja fytyra e vёrtetё e djallit. Ja qёllimi i tij i vёrtetё. Ёshtё sikur tё thonte: “Mё shit shpirtin e unё do tё jap gjithcka”. Por cfarё gjithcka? Njё pushtet mbi tokё nё kёmbim tё pushtetit nё qiell. Por Krishti vinte nga qielli e nuk mund tё kishte pushtetin mbi tokёn pa atё tjetrin. Pikёrisht pse kishte atё mbi qiell, pushteti qё Krishti ushtroi mbi tokё ishte njё pushtet tё shenjuar nga Kryqi, nga dobёsia, nga poshtёrimi qё njerёzit i bёnё. Vetёm nё kёtё mёnyrё Kishti do tё realizonte misonin e tij, duke u pёrvujtnuar deri nё fund, deri nё vdekje nё kryq. Njё logjikё krejtёsёisht e kundёrt me atё tё tё pushtetshmёve tё kёsaj toke. E kur Kisha ka dashur tё bashkojё tё dyja pushtetet ka gabuar e sa herё qё bёn njё gjё tё tillё gabon. I vetmi pushtet i Kishёs dhe i tё krishterёve ёshtё ai qё vjen nga kryqi, pёr shpёtimin e botёs. Edhe kur tё krishterёt janё njerёz me pushtet nuk mund tё harrojnё kurrё, nёse duan tё jenё tё tillё, se pa atё pushtet qё i vjen nga Zoti, nuk mund tё ushtrojnё kёtё tjetrin, ose ta do ta ushtrojnё kundёr vetes e kundёr tё tjerёve.
Vetёm Krishti i ringjallur do tё thotё: “ ...mё ёshtё dhёnё cdo pushtet nё qiell e nё tokё” e atёherё nuk kishte mё nevojё pёr ofertat e djallit, pasi ai ishte mundur krejtёsisht. Tё dashur vёllezёr e motra. Tё nisemi pra drejt Pashkёve me kёtё vetёdije, se pёr tё arritur aty duhet tё kalojmё nёpёr shkretёtirёn e tundimeve dhe tё betejёs shpritёrore e me Krishtin sigurisht do tё jemi fitimtarё. Amen.







All the contents on this site are copyrighted ©.