2008-02-08 18:09:59

Lajme nga bota


(8.2.2008 RV)Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush vizitoj sot shtetin Tenesi, njërin nga katër shtetet e jugut të goditura nga tornadoja, që shkaktuan rreth 60 të vdekur. Vetëm në Tenesi vdiqën më shumë se 30 njerëz nga stuhitë e forta, që shkatërruan shtëpi dhe shkaktuan dëme materiale prej dhjetëra milionë dollarësh. Tornadot vdekjeprurëse pushtuan edhe shtetet Alabama, Arkansas dhe Kentaki.
Senatori republikan Xhon Mëkein, që duket i sigurt se do të jetë kandidati i partisë Republikane për presidencën amerikane, u ka bërë thirrje aktivistëve konservatorë, ta mbështesin atë dhe të bashkojnë partinë. Thirrja e Mëkein erdhi pas tërheqjes së rivalit të tij kryesor Mit Romni nga gara. Duke paraqitur vlerat e qendrës së djathtë, Mëkein e mbylli fushatën me fjalët, "Romni e donte Amerikën dhe po largohej për të njëjtën arsye." Kështu tani duket e sigurt se Xhon Mëkein do të jetë kandidati i vetëm republikan për presidencën e ardhshme amerikane.
Në fjalimin e tij të fundit në televizion, Presidenti i Rusisë Putin, ka pohuar se bota ka hyrë në një fazë të re të garës së armatimit por kjo nuk varët nga Rusia. Në mënyrë indirekte Putin sulmon SHBA-së që, duke vëndosur baza në Shtete tjera, nuk respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Para Këshillit të Shtetit, organizmit që grumbullon qeverinë, quvernatorët rajonalë e përgjegjësit e agjencive shtetërore, Putin ka shjtelluar programin e ardhshëm të zhvillimit të Rusisë, që synon përmirësimin ekomonik e social me rritjen e strandartit të jetës. Mbi Ceçeninë Putin ka sqaruar se seoaratizmi është mposhtur e Moska nuk është më në duar të oligarkëve.


Trupat amerikane kanë njoftuar për arrestimin e një lideri të grupit të milicisë shiitë, Armata e Mehdiut, për të cilën thuhet se mbështetet nga Irani. Lideri shiitë është arrestuar së bashku me tre persona të tjerë gjatë një operacioni në rajonin Mashru, në jug të Bagdadit.
Militantët palestinezë kanë gjuatur sot rreth 20 raketa kundër Izraelit. Raketimi filloi disa orë pasi Izraeli kishte ndërprerë energjinë elektrike për Rripin e Gazës.
Anëtarësimi i Turqisë në BE është një nga temat kryesore të takimit në Berlin të kryeministrit turk, Taip Erdogan dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Para bisedimeve, Erdogan ka deklaruar në gazetën "Südeutsche Zeitung" edhe një herë se është për hyrjen e Turiqsë në BE. Pozicioni i saj gjeografik si dhe tradita politiko-shoqërore, i japin Turqisë një rol të veçantë si ndërmjetësuese mes Evropës dhe botës islamike, pohon Erdogan.







All the contents on this site are copyrighted ©.