2008-02-08 19:07:56

Imzot Miliore në OKB kërkon ‘Punësim të plotë e kushte jetese dinjitoze, posaçërisht për të rinjtë’.


(08.02.2008 RV)“Punësim të plotë e kushte jetese dinjitoze, posaçërisht për të rinjtë”. Këtë kërkoi imzot Çelestino Miliore, Vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së, në fjalimin e mbajtur dje në Nju Jork, para Sesionit të 46-të të Komisionit për zhvillimin shoqëror (ECOSOC).
Të rinjtë që kërkojnë impenjimin e parë, fitojnë besim në të ardhmen, kur gjejnë punë me afate të gjata” – pohoi imzot Miliore, i cili në vijim theksoi se duhen krijuar kushtet për punësimin e plotë e dinjitoz të të gjithëve. Politikat ekonomike që i ndihmojnë njerëzit me paga të ulta të jetojnë me dinjitet, duhet të jenë në plan të parë në çdo shoqëri të shëndoshë, që e meriton këtë emër. Mungesa e këtyre kushteve, shoqërohet me varfërinë dhe shpërbërjen e shoqërisë, duke e fyer rëndë dinjitetin e njeriut – theksoi Vëzhguesi i Selisë së Shenjtë.Imzot Miliore kujtoi edhe rrugët që duhen ndjekur, për krijimin këtyre kushteve: sipas tij, në radhë të parë duhet të dëgjohen njerëzit e të merren parasysh konkretisht kërkesat e tyre. Ndërsa objektivat konkrete duhet të jenë: kujdesi për pagat e familjeve dhe mbrojtja e punonjësve nga rreziku i falimentimeve financiare.







All the contents on this site are copyrighted ©.