2008-02-08 19:07:17

Benedikti XVI do të jetë në SHBA nga 15 deri më 20 prill. Papa do të vizitojë Selinë e OKB-së dhe kryeqytetin, Uashingtonin.


(08.02.2008 RV)Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njofton se më 15 deri më 20 prill 2008, Papa do të bëjë një shtegtim apostolik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe një vizitë në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në shtegtimin e tij të 8-të ndërkombëtar, Benedikti XVI do të shkojë në Nju Jork dhe në kryeqytetin e SHBA, Uashington.
Papa do të niset më 15 prill për në Uashington nga aeroporti i Fiumiçinos. Do të qëndrojë në kryeqytetin amerikan deri të premten, më 18 prill, kur do të niset për në Nju Jork. Sipas programit, do të kthehet më 21 prill në aeroportin e Çampinos.







All the contents on this site are copyrighted ©.