2008-02-07 17:20:22

Papa në mesazhin për 50-vjetorin e ‘Misereor’, Vepër ndihme e Kishës gjermane: “I krishteri duhet të jetë i dhembshur, si Jezusi, përballë çdo forme të varfërisë”.


(07.02.2008 RV)“Dhembshuria që ndjeu Jezusi për turmat, të cilat nuk kishin ç’ të hanin – treguar nga Ungjilli i Markut – ka qenë gjithnjë në qendër të kësaj Vepre të bamirësisë e cila, prej 50 vjetësh, i ndihmon të varfërit e pesë kontinenteve. ‘Misereor’ - thotë Jezusi duke shikuar turmat, ‘‘Misereor’ është emri i Veprës asistenciale, themeluar më 1958 nga kardinali Jozef Frings, asokohe kryeipeshkëv i Këlnit”.
Këtë kujton Papa Benedikti XVI në një mesazh drejtuar, ndërmjet tjerëve, kryeipeshkvit të Hamburgut, imzot Verner Tisen, që pëfaqëson ‘Misereor’ në gjirin e Konferencës ipeshkvnore gjermane. Ati i Shenjtë e quan Veprën – urë e fortë, e hedhur mbi humnerën që ndan të pasurit nga të varfërit, sepse ndihmon të sëmurët, të uriturit, familjet të cilave u mungon buka e përditshme, fëmijët e të rinjtë pa shkollë, duke ngjallur kudo shpresat për një jetë më të mirë.Që nesër e deri të dielën, Vepra bamirëse e ipeshkvijve gjermanë, do të jetë në qendër të vëmendjes në Konferencën e Johanesburgut, në Afrikën Jugore në të cilën, përveç ipeshkvijve të Gjermanisë, do të marrin pjesë edhe prelatët e Amerikës Latine, të Azisë e të Oqeanisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.