(6.2.2008 RV )Eshtë shty nënshkrimi i marrëveshjes politike mes BE-së e Serbisë
që ishte programuar për nesër. Kështu ka deklaruar komisari evropjan i Zgjërimit
Olli Rehn duke thënë se kjo shtyrje bëhët për shkak të pengesave politike e proceduriale.
Ren shpreh keqardhjen e thellë e uron që problemet të zgjidhen sa më parë të jetë
e mundur duke nënvizuar se mbetët angazhimi e ftesa për marrëveshjen politike me
Serbinë kur kjo të jetë gati Forcat e sigurimit irakian kanë zbuluar një
varrezë masive, në të cilën gjendeshin rreth 50 kufoma, disa prej tyre të dekompozuara
shumë dhe disa të tjera ende të freskëta. Zbulimi u bë gjatë operacionit të djeshëm
gjurmues të militantëve të Al Kaidës, në zonën afër qytetit Samara, ku kanë gjetur
edhe 10 njerëz, të kidnapuar nga qyteti i afërm, ka bërë të ditur sot policia. Trupat
ushtarake të Sri Lankës, të mbështetur me tanke dhe artileri kanë shkatërruar
30 bunkerë të Tigrave të Tamilit në veri të ujdhesës, ku janë vrarë edhe 12 kryengritës,
ka bërë të ditur ushtria. Në këtë operacion të sotëm kanë marrë pjesë edhe aeroplanët
në sulmet nga ajri. Gjatë luftimeve janë plagosur edhe pesë ushtarë qeveritarë. Porti
somalez Bosaso është goditur gjatë natës nga dy shpërthime të vdekjeprurëse në
ndërtesën e migrantëve etiopianë, ku kanë vdekur mbi 20 njerëz dhe mbi 10 të tjerë
kanë kërkuar trajtim mjekësor nga plagët. Motivi i sulmeve nuk është ende i qartë,
por porti është përplot me njerëz, që duan të kalojnë në Gjirin e Adenit për të gjetur
punë në siujdhesën e Arabisë Nga tornadot dhe rrufetë, që kanë përfshirë mbrëmë
dhe kanë vazhduar edhe sot në katër shtete në jugun amerikan, kanë vdekur të paktën
31 njerëz, kurse janë lënduar dhjetëra të tjerë. Stuhitë e fuqishme kanë përfshirë
shtetet Arkanzas, Tenesi, Kentaki dhe Misisipi dhe kanë shkaktuar gjithandej dëme
të mëdha, kanë njoftuar shërbimet emergjente dhe mediet.