2008-02-06 18:14:21

Pendesa për të cilën kemi nevojë


(06.02.2008 RV)RealAudioMP3 Në Psalmin 50 (51), që është lutje pendestare, gjejmë kuptimin e Hyjit e kuptimin e mëkatit, tmerrin që na shkakton e keqja e bërë e shpresën për të merituar faljen e Hyjit, mjerimin njerëzor e mëshirën hyjnore.
Lutja pendestare është shprehje e shtegtimit pendesatar; pendesa buron nga pendimi, lidhet me kthesën, çon në pastrimin e zemrës e të shtyn në rrugën e bamirësisë. Prandaj Origjeni thekson: “I lumi ai që agjëron, për të ushqyer të varfërin!”.
Jeta e krishterë është pendesë e përhershme, sepse është kthesë e vazhdueshme e sepse Krishti i fton ata që duan ta ndjekin, të marrin çdo ditë kryqin e vet e të ecin pas Tij. Vlera e pendesës është jashtëzakonisht aktuale: praktika e pendesës i kundërvihet kulturës së kënaqësisë me çdo kusht, që sot synon të sundojë në jetën e njerëzimit; është ilaç për brishtësinë e njeriut, që nuk është edukuar të flijojë; frymëzon tolerancën, aftësinë për për t’i njohur nevojat e për të mbartur barrën e tjetrit, reformon shoqërinë e kamjes, duke edukuar thjeshtësinë, prirjen për të kufizuar ushqimin e tepruar, fjalët e panevojshme, shfaqjet e kota, shpenzimet e panevojshme. Për këtë pendesë kemi sot nevojë.







All the contents on this site are copyrighted ©.