2008-02-06 18:09:59

Papa u takua me presidentin slloven Danilo Turk


(06.02.2008 RV)Benedikti XVI priti sot paradite presidentin e Sllovenisë, Danilo Turk, i cili më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone si dhe me sekretarin për marrëdhëniet me shtetet, imzot Dominik Mambertì. Bisedimet – njofton Salla vatikanase e Shtypit - krijuan mundësitë për të prekur disa tema të aktualitetit ndërkombëtar, posaçërisht atë të situatës në Ballkan, parë edhe në dritën e presidencës sllovene të Bashkimit Evropian (janar-qershor 2008). Në planin e problemeve dypalëshe, u kujtuan marrëdhëniet e mira të Sllovenisë me Selinë e Shenjtë si dhe çështjet, ende të pazgjidhura, ndërmjet Shtetit e Kishës, duke shprehur vullnetin e mirë për t’i zgjidhur shpejt e në mënyrë të kënaqshme për të dyja palët.







All the contents on this site are copyrighted ©.