2008-02-06 17:16:46

Krizë e armatosur në Cad


(6.2.2008 RV)RealAudioMP3 Nxhamena, kryeqyteti i Cadit, përsëri është nën kontroll të autoriteteve qeveritare pas ndeshjeve të ashpëra të këtyre ditëve ndërmjet rebelëve dhe ushtrisë besnike të presidentit Deby. Nëpër rrugë të kryeqytetit gjenden akoma trupat e viktimave e auto të djegura, ndërsa nga luftimet në Çad me dhjetëra mijëra njerëz po largohen nga vendi, thonë organizatat humanitare. Vetëm në vendin fqinjë, Kamerun, kanë shkuar 30 mijë njerëz, bëjnë të ditur këto organizata. Gjatë luftmeve triditore, sipas raportit të Kryqit të Kuq, me qindra njerëz kanë vdekur dhe rreth 1 mijë të tjerë janë plagosur.







All the contents on this site are copyrighted ©.