2008-02-06 18:14:39

Agjërimi, fryt i përvujtërisë.


(06.02.2008 RV)RealAudioMP3 Në se njeriu nuk përvuhet, nuk mund ta marrë shpërblimin për veprën e vet. Shpërblimi nuk jepet për veprën, por për përvujtërinë. Shpërblimi nuk jepet për virtytin, as për mundimin që të shkakton, sepse shumë mundim duhet për të jetuar si njeri i virtytshëm, por për përvujtërinë, që lind nga të dyja” (Isak Siriaku). Impenjimet krezhmore nuk mund të jetohen, në se presim prej tyre shpërblim. Krezhmët janë shtegtim pendese e agjërimi, që na pakëson një pjesë të vetvetes, duke na shtuar në shpirt nevojën për Zotin.
Na prin në shkretëtirën krezhmore pendesa e Shën Gjon Pagëzuesit, i cili duhet të zvogëlohej, që Krishti të rritej. Farizeu i shembëlltyrës së Lukës është fizikisht i uritur nga agjërimi, por shpirtërisht i nginjur me vetveten, me të cilën mburret (Lk. 18, 9-14). Publikani që përvuhet e pranon se është mëkatar, fiton faljen e shëlbimin: mund të nginjet me Hyjin.
Agjërojmë, për të kuptuar se njeriu nuk jeton vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Hyjit. Agjërojmë jo vetëm duke u kufizuar në të ngrënë, por edhe në të gjitha sendet që ushqejnë mburrjen tonë, për të fituar kështu përvujtërinë që na pastron dëshirën e na bën të kuptojmë se uria e vërtetë e jetës sonë është uri për Hyjin.Uria për të qenë bijtë e tij. E është bir i Hyjit ai, i cili nuk mendon se mund ta sigurojë vetë bukën e përditshme që i duhet për të jetuar, por di ta presë nga duart e Atit, ashtu si Jezusi zemërbutë e i përvujtë, që pastaj të mund të thotë: “Ati më dorëzoi gjithçka” (Mt. 11,27). Agjërimi na prin drejt jetës, duke bërë që ne të vdesim për vetveten, për të fituar jetën e re, që na dhurohet nga Pashkët e Jezusit







All the contents on this site are copyrighted ©.