2008-02-05 17:20:05

Sot në Shkodër, pas Meshës së dritës – u varros Atë Shtjefën Pistulli


(05.02.2008 RV)Shkodra i dha sot përshëndetjen e mbrame françeskanit Atë Shtjefën Pistulli, i cili vdiq pardje. Meshën e dritës në Kishën françeskane të Gjuhadolit e udhëhoqi kryeipeshkvi imzot Angelo Massafra në bashkëkremtim me Provincialin e Françeskanëve, Atë Gazmend Tinaj. Atë Shtjefën Pistulli meshtar françeskan shembullor, punëtor i palodhur, i shkriu të gjitha energjitë e veta fizike, shpirtërore e intelektuale në vreshtën e Zotit, duke i shërbyer popullit e së mirës së përbashkët. Po më hollësisht nga Shkodra të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës: RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.