2008-02-05 17:21:38

Koshtunica akuzon Bashkimin Evropjan për zhgënjim të Serbisë e refuzon të nënshkruaj marrëbeshjen e bashkëpunimit


(05.02.2008 RV)Vojislav Koshtunica akuzon Bashkimin Evropjan pse ka zhgënjyer Serbinë me propozimin e saj të marrëveshjes politike të bashkëpunimit, duke e quajtur këte pjesë të një plani perëndimor që ka si qëllim copëtimin e Serbisë duke lejuar kështu shkëputjen e Kosovës. Kryeministri serbë – i cili në ballotazh pati refuzuar të mbështeste Boris Tadiqin si kandidat presidencial, edhe pse është aleat i tij në koalicionin e qeverisë, ka refuzuar marrëveshjen duke i hapur rrugën një krize të mundshme qeveritare: “Duke e nënshkruar – ka pohuar Koshtunica – Serbia do të njihte në mënyrë indirekte pavarësinë e Kosovës”. Këndej Koshtunica e ka ftuar parlamentin të mblidhet me urgjencë për të diskutuar ofertën dhe planin e dislokimit të misionit civil të Bashkimit Evropjan në Kosovë, të cilin e quajti grackë për Serbinë.
Bashkimi Evropian (BE) ka miratuar dje kuadrin ligjor dhe financiar të misionit të ardhshëm civil në Kosovë, pas vendimit politik që u mor nga udhëheqësit evropianë në dhjetorin e shkuar. Faza përfundimtare e procesit do të jetë vendimi për dislokimin e misionit, që pritet të merret gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE-së më 18 shkurt.







All the contents on this site are copyrighted ©.