2008-02-05 16:34:44

Gjatë vitit 2006 numri i rregulltarëve katolikë në botë është pakësuar.


(05.02.2008 RV)Salla vatikanase e Shtypit saktëson se ndërmjet viteve 2005-2006 numri i rregulltarëve katolikë është pakësuar e se sot në botë ka 7230 rregulltarë më pak. Korrigjon kështu lajmin e dhënë dje nga ‘L’Osservatore Romano’, që përshpejtonte statistikat, akoma të pabotuara, të Zyrës qëndrore të statistikës së Kishës lidhur me jetën rregulltare. Gazeta vatikanase shënonte se në botë ka një rënie prej 94 mijë rregulltarësh në vit. Salla e Shtypit konfirmon, më pas, se sot në botë numri i priftërinjve është 136 mijë, i rregulltarëve, 945 mijë .








All the contents on this site are copyrighted ©.