2008-02-04 17:17:50

Papa u kujton besimtarëve mundësinë për të fituar ndjesën e plotë me rastin e 150-vjetorit të dukjeve të Zojës në Lurdë.


(04.02.2008 RV)Dje, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi se Kisha po kremton 150-vjetorin e dukjeve të Zojës në Lurdë, kremtim me të cilin lidhet edhe fitimi i ndjesës së plotë.
Ndjesa mund të fitohet duke vizituar Lurdën deri më 8 dhjetorin e ardhshëm. Ndërsa gjatë këtij muaji mund të fitohet në mbarë botën.
Në Mesazhin e tij për Ditën botërore të të sëmurit, që do të kremtohet më 11 shkurtin e ardhshëm, ditë e dukjes së Virgjërës Mari në Shpellën e Masabielës, Benedikti XVI thekson pikërisht lidhjen shpirtërore ndërmjet flijimit të Krishtit dhe Nënës së tij, sepse Misteri eukaristik dhe roli i Marisë në planin shëlbues kanë lidhje të ngushtë me realitetin e dhimbjes e të vuajtjes së njeriut. E kjo, pa harruar se Maria nuk mund të kundrohet, në se nuk na tërheq fort Krishti.
Kujtojmë edhe se të premten e ardhshme, më 8 shkurt, në Romë do të arrijnë reliket e Shën Bernardetës Subiru. Do të vendosen në famullinë kushtuar vegimtares së Lurdës, ku do të kremtohet edhe Mesha për të sëmurët.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.