2008-02-02 16:17:32

Liturgjia e Fjalës e së Dielës së 4-t të Kohës së zakonshme të Vitit kishtar'A'


(02.02.2008 RV)Në këtë të dielë të katërt të Kohës së Zakonshme të Vitit kishtar, Liturgjia na paraqet Ungjillin e Lumnive. Jezusi duke parë turmën, ngjitet në mal dhe me Apostujt përreth, u flet njerëzve, duke përcaktuar të gjitha lumnitë e Mbretërisë së Hyjit:
“Lum skamnorët në shpirt, sepse e tyre është Mbretëria e qiejve.
Lum ata që qajnë, sepse do të ngushëllohen!
Lum ata që janë të butë, sepse do ta trashëgojnë tokën!...”
Në veprën e tij “Jezusi i Nazaretit”, Papa Benedikti XVI i kushton një kapitull të tërë (të katërtin) Predikimit të Jezusit në Mal e më shumë se gjysma është për lumnitë. Çelësi interpretues i Atit të Shenjtë na kërkon që t’i kthejmë sytë nga Krishti. “Lumnitë – shkruan Papa – janë një biografi e fshehtë, e brendshme e Krishtit, si një portret i figurës së tij”. “Tek Lumnitë – shkruan akoma – bëhet i dukshëm misteri i vetë Krishtit dhe ato na thërrasin të bashkohemi me Të”. E më pas, në profilin e shenjtërisë së jetuar nga Shën Françesku i Asizit, Papa na tregon një shembull të jetuar të vargut të Lumnive, që përmend Krishti. Benedikti XVI thotë se kur shën Françesku gjeti Krishtin u varfërua nga gjithçka tjetër. Kaq shumë e kishte pasuruar Jezusi. Vetëm në këtë rrugë që tregon Predikimi i Malit – përfundon Papa – gjejmë pasurinë e jetës, madhështinë e thirrjes njerëzore.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.