2008-02-01 19:30:48

Kardinal Bertone kremton meshën për 40-vjetorin e Bashkësisë së Shën Egjidit


(01.02.2008 RV)Sot në orën 18.30, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone kremtoi një Meshë në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran në Romë, me rastin e 40 vjetorit të themelimit të Bashkësisë së Shën Egjidit. E themeluar nga Adrea Rikardi më 7 shkurt 1968, Bashkësia është sot e pranishme në 70 vende, ndër të cilat edhe Shqipëria e Kosova. Ka 50 mijë anëtarë, të impenjuar në promovimin e kontinentit afrikan, në luftën kundër Sidës, në fushatën ndërkombëtare për zhdukjen e dënimit me vdekje e sidomos për vendosjen e paqes. Në fakt, Bashkësia e Shën Egjidit është shumë e njohur për ndërmjetësimet politike për të sjellë paqen në shumë zona të botës, por edhe për punën e vyer që bën me emigrantët, të moshuarit, të burgosurit e të braktisurit.








All the contents on this site are copyrighted ©.