2008-02-01 19:39:13

Gra kamikaze shkaktojnë masakër në Bagdad: mëse 60 të vdekur


(01.02.2008 RV)Pas një periudhe relativisht të qetë, të konfirmuar nga vlerësimet e autoriteteve që regjistrojnë uljen e numrit të viktimave gjatë muajve të fundit, terrorizmi kthehet përsëri në Irak. Së paku 63 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur në dy atentate të kryera në dy tregje të ndryshme të Bagdadit. Atentatoret kësaj radhe janë gra kamikaze, që sipas lajmeve të fundit, kanë qenë me të meta mendore që nga lindja.







All the contents on this site are copyrighted ©.