2008-02-01 19:44:55

365 ditë me njerëz e ngjarje që ia ndryshuan faqen botës.


(01.02.2008 RV)1 shkurt: Perandoria romake është bërë e krishterë. Zëri i njerëzve të Hyjit nis të jehojë në të katër anët e botës: në Kisha, në sheshe, në shkretëtirë e në fund të zemrave njerëzore. Me nismën e perandorëve, fillojnë të organizohen koncilet e para. Sa diskutime të rrepta për të kuptuar kush është në të vërtetë Hyji! Por ja që arrijnë barbarët. Pushtojnë Evropën e qytetërimi romak shembet. Ç’do të ndodhë me botën? Do t’i persekutojë përsëri të krishterët? Krejt papritmas, Atila ia vë veshin zërit të papës: luftëtarët më të egër që ka parë bota e lashtë, kthehen në fenë e krishterë, duke ndjekur shembullin e prijësit të tyre. Mbretërit e huaj rrethohen nga këshilltarë të mësuar në kuvendet e krishtera, që janë ngritur në vise të ndryshme të botës. Kisha organizohet e, në agim të Mesjetës, hedh bazat e qytetërimit të krishterë në mbarë Evropën.







All the contents on this site are copyrighted ©.