2008-01-31 17:58:21

Papa pret të shtunën presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu


(31.01.2008 RV)Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu pret përfaqësues të Shën Egjidit që punojnë e veprojnë në vend. Takimi u bë pikërisht një ditë para vizitës së presidentit në Itali e në Vatikan, ku të shtunën do të takohet me Papën Benedikti XVI dhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone. Është hera e parë që Sejdiu pritet nga Ati i Shenjtë, i cili më 7 janar, në audiencën me Trupin Diplomatik të akredituar në Vatikan, pati uruar që “statusi përfundimtar i Kosovës të marrë parasysh rivendikimet e ligjshme të palëve dhe të garantojë sigurinë dhe respektimin e të drejtave të të gjithë atyre që banojnë në ato troje”. Po sot, salezianët e Kosovës festojnë shën Gjon Boskun. Të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina…







All the contents on this site are copyrighted ©.