2008-01-31 18:03:36

Në Kenia vritet një deputet tjetër i opozitës


(31.01.2008 RV)Vazhdon të jetë e vështirë gjendja në Kenia. Një deputet tjetër i opozitës u vra sot në Eldoret të zonës Rift Valei, ndërsa kriza në Kenia diskutohej në mbledhjen e Bashkimit Afrikan, që u hap po sot në Adis Abeba. Pavarësisht nga titulli “Zhvillimi industrial i Afrikës”, punimet dominohen nga tragjedia keniote, ajo e Darfurit dhe nga lufta civile në Somali, e cila vazhdon që nga viti 1991. I pranishëm në kryeqytetin e Etiopisë edhe zv.ministri i jashtëm i SHBA-ve me autorizim për punët e Afrikës, Xhendai Freizer, i cili foli për “spastrim etnik” në Kenia. Freizer hipotizoi ndërhyrjen ndërkombëtare për të qetësuar gjendjen.

Të nesërmen e publikimit të raportit të Komisionit Uinograd mbi luftën në Liban, partia Kadima e kryeministrit izraelit Ehud Olmert mund të marrë frymë lirisht. Raporti as e lavdëron, por as e kritikon aq kryeministrin, sa ta detyrojë të japë dorëheqjen. Flitet ashpër për krerët ushtarakë dhe politikë që, sipas raportit, nuk ditën t’u përgjigjen si duhet sfidave të fondamentalistëve hezbollah, që patën rrëmbyer dy ushtarë izraelitë – shkak për fillimin e luftës në Liban dy vjet më parë.


Në Palma di Majorka të Spanjës u takuan sot kryeministri spanjoll Hosè Luis Zapatero dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ambienti, energjia, emigracioni, por edhe Kosova dhe tematika të tjera evropiane ishin në qendër të bisedës.







All the contents on this site are copyrighted ©.