2008-01-31 18:01:44

Jep dorëheqjen kryeministri i Malit të Zi


(31.01.2008 RV)Kryeministri i Malit të Zi, Zheljko Shturanoviç jep dorëheqjen, zyrtarisht për motive shëndetësore. Në ambientet politike flitet se në vend të tij do të rikthehet Milo Xhukanoviç. Edhe vetë Shturanoviç, duke iu referuar përçarjeve në gjirin e klasës politike malazeze, deklaroi se në këtë moment, vendi ka nevojë për një qeveri të fortë. Kjo nevojë bëhet domosdoshmëri para zgjedhjeve të prillit për rinovimin e presidencës së Republikës ish-Jugosllave. Xhukanoviç mbështet fuqimisht integrimin euroatllantik të Malit të Zi, por i shkel syrin edhe Rusisë, duke ruajtur marrëdhënie të mira me miqtë sllavë.







All the contents on this site are copyrighted ©.