2008-01-30 17:41:14

Nëse fiton Nikoliq, Kosova shpall pavarësinë më 9 ose 10 shkurt


(30.01.2008 RV)Kosova do të deklarojë pavarësinë nga Serbia në ditët pas ballotazhit për zgjedhjet presidenciale serbe, që do të zhvillohen të dielën, më 3 shkurt. Kjo, nëse do të zgjidhet si president ultranacionalisti, Tomisllav Nikoliç. Sipas burimeve anonime, të cituara nga agjensia italiane ANSA, data mund të jetë 9 ose 10 shkurti. Nëse fiton kandidati europeist, Boris Tadiç, pavarësia do të shpallet jo më parë se mbledhja e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, më 18 shkurt.
Ndërkaq, të dyja palët kërkojnë mbështetje për zgjedhjet. Tomisllav Nikoliç ndodhet sot në Rusi, ku është takuar me zv.kryeministrin e kandidatin për president Dmitrij Medvedev. Nga ana e tij, Bashkimi Evropian ka dërguar sot në Beograd, zv.presidentin e Komisionit Evropian, Franko Fratini, i cili po diskuton për heqjen e vizave për serbët, që udhëtojnë drejt vendeve të 27-shes. Ky hap shpreh mbështetjen e qartë të Brukselit për Boris Tadiçin.







All the contents on this site are copyrighted ©.