2008-01-30 17:44:18

Emigrantët shqiptarë kontribuojnë në marrëdhëniet Shqipëri-Itali


(30.01.2008 RV)U mbajt dje në Tiranë, Konferenca Kombëtare për emigracionin organizuar nga Ministria e Punës, Bashkëpunimi italian për zhvillimin, Organizata Botërore për Emigracionin dhe nga Karitasi Italian. Në takim, ku morën pjesë rreth 150 organizata e shoqata, u vu në dukje kontributi gjithnjë në rritje i emigracionit shqiptar në marrëdhëniet Shqipëri-Itali. Nga Dosja e fundit për emigracionin e Karitasit Italian dhe e Fondacionit Migrantes del se numri i shqiptarëve me banim në Itali ka arritur në 381 mijë vetë, që përbëjnë grupin e tretë etnik pas rumenëve dhe marokenëve. Që nga viti 1991, në shkollat dhe universitetet italiane janë regjistruar 77.900 shqiptarë dhe 15.300 aktivitete private administrohen nga biznesmenë shqiptarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.