2008-01-30 18:49:39

Benedikti XVI e ngre Kishën greko-katolike të Sllovakisë në rangun e Kishës metropolitane “sui iuris”.


(30.01.2008 RV)Benedikti XVI e riorganizoi Kishën greko-katolike sllovake, duke e bërë Kishë metropolitane “sui iuris” e duke marrë masat e nevojshme edhe për riorganizimin e hjerarkisë përkatëse kishtare.Kujtojmë se Kisha metropolitane ‘sui iuris’ ndryshon nga provinça kishtare latine në këndvështrimin organizativ e funksional. Ajo, me heparkitë, klerin, rregulltarët e besimtarët e saj përbën një Kishë, e cila ruan trashëgiminë e vet liturgjike, teologjike, shpirtërore e disiplinore, dmth ‘ritin’ e vet tradicional. E kryeson një metropolit i emëruar nga Papa i cili, brenda trojeve të metropolisë, ka autoritet mbi të gjithë ipeshkvijtë, klerin, rregulltarët dhe besimtarët e tjerë të së njëjtës Kishë. Sot numrohen tri kisha metropolitane ‘sui iuris’: Kisha etiopike, rutene ukrainase e sllovake.







All the contents on this site are copyrighted ©.