Presidenti italian vendos nesër ç'do të bëhet pas Prodit
Përfunduan në Itali, konsultimet e presidentit të Republikës, Xhorxho Napolitano me
partitë politike, pas rënies së qeverisë së Romano Prodit. Nesër, kreu i shtetit do
të njoftojë vendimin e tij. Hipoteza mbi të cilën po punohet nuk është ajo e organizimit
të zgjedhjeve të reja, por e krijimit të një qeverie institucionale, që duhet t’i
kërkojë më pas votëbesimin parlamentit. Ideja e Napolitanos është të kryhet ndryshimi
i ligjit elektoral, para zgjedhjeve.