2008-01-29 19:05:53

Në Kenia ushtria qëllon kundër manifestuesve. Thirrje e Kishës për paqen.


(29.01.2008 RV)RealAudioMP3 Akoma dhunë në Kenia, ku sot paradite helikopterët e ushtrisë hapën zjarr kundër një turme me manifestues. Ndër viktimat e fundit, edhe një deputet i opozitës, i vrarë nga dy persona para shtëpisë së vet. Shkallëzimi i ri i dhunës rrezikon të kompromentojë fillimin e negociatave ndërmjet presidentit Kibaki dhe liderit të opozitës Odinga, siç lajmëroi sot Kofi Anan, ish-sekretar i përgjithshëm i OKB-së, në Nairobi që nga 22 janari për të gjetur një zgjidhje për krizën. Të dëgjojmë cila është gjendja në vend, nga imzot Peter Kairo, ipeshkëv i Nakurusë, në zonën e Rift Valei, ku ka pasur ndeshje me armë:
Nëse krerët do të merrnin përsipër përgjegjësitë për këtë vend, duhet të parandalojnë vrasjet dhe shkatërrimin e rrugëve. Po shkatërrojnë rrugë në shumë zona dhe transporti bëhet i vështirë. Nganjëherë sulmohen njerëz të pafajshëm, e pastaj ka edhe hakmarrje. Nuk e di se si mund t’u bëjmë thirrje njerëzve që të mos hakmerren dhe të jetojnë sëbashku, duke e falur njëri-tjetrin.
Shumë vetë kanë humbur gjithçka. Digjen shtëpi dhe vriten e plagosen njerëz. U kërkojmë të gjithëve që të luten. Edhe vendeve të tjera. Të lutemi që Kofi Anani të ndërmjetësojë mes palëve, që ato të flasin sërish me njëra-tjetrën dhe të gjejnë një zgjidhje për të mirën e Kenias.








All the contents on this site are copyrighted ©.