(28.01.2008 RV)Nuk ndalet dhuna në Kenia, ku vazhdojnë ndeshjet e përgjakshme
ndërmjet përkrahësve të presidentit Kibaki dhe kreut të opozitës, Odinga pas zgjedhjeve
presidenciale të 27 dhjetorit. Bilanci i përkohshëm i kalon tashmë 800 viktimat. Ndër
ta, edhe një meshtar, zv.rektor i seminarit Mathias Mulumba të Tindinios, i vrarë
të shtunën e kaluar.
Nuk mjaftojnë ndeshjet me talebanët. Në Afganistan
gjen vdekjen edhe nga të ftohtët, i cili ka ardhur me temperatura jashtëzakonisht
të ulta, që kanë shkaktuar qindra viktima. Shumica e tyre janë pjesë e shtresave më
të ligshta të popullsisë, si fëmijë e të moshuar. Qeveria, por edhe organizata jo
qeveritare si Ekshon Eid (Action Aid), i kanë bërë thirrje për ndihma bashkësisë ndërkombëtare.