2008-01-28 17:51:31

Benedikti XVI pjesëmarrësve në takimin ndërakademik mbi identitetin e papërcaktueshëm të individit”: “Çdo progres shkencor, duhet të jetë edhe progres dashurie”.


(28.01.2008 RV)RealAudioMP3 Identiteti i njeriut në lidhje me Krijuesin e tij dhe progresi shkencor, ishin temat kryesore mbi të cilat foli Benedikti XVI sot paradite në Vatikan. Rasti ishte audienca me pjesëmarrësit në takimin “Mbi identitetin e papërcaktueshëm të individit”, organizuar nga Akademia pariziane e Shkencave dhe Akademia Papnore e Shkencave.
“Toute démarche scientifique doit aussi être une démarche d’amour…”.
Papa theksoi, në mënyrë të veçantë, se çdo zhvillim shkencor, duhet të jetë edhe progres dashurie, në shërbim të njeriut e të njerëzimit. E modeli më i shkëlqyer i kësaj dashurie, është vetë Krishtit, i cili na kujton se, sado të përparojnë shkencat në njohjen e njeriut e të universit, nuk duhet të tundohen kurrë ta përcaktojnë plotësisht identitetin e njeriut, sepse ai ka misterin e vet e asnjë shkencë – pohoi Papa – nuk mund të na thotë se kush është njeriu, nga vjen e ku shkon”.







All the contents on this site are copyrighted ©.