2008-01-26 17:25:57

Topi-Thaçi: Pavarësia e Kosovës çështje orësh


(26.01.2008 RV)Përfundoi dita e dytë e vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi në Kosovë. Sot ai u takua me dyer të mbyllura me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Më pas në konferencën për shtyp, të dy deklaruan se shpallja e pavarësisë së Kosovës është tashmë çështje orësh.
Aktivitete të tjera të presidentit Topi kanë qenë edhe vizitat në Prekaz, Skënderaj e Pejë, ku janë bërë homazhe për të nderuar dëshmorët e vjetër e të rinj të Kosovës. Gjithashtu, Topi mori titullin “Qytetar nderi i Prishtinës” dhe përuroi Qendrën për Informim dhe Biznes të Shqipërisë në Kosovë. Nesër, presidenti i Shqipërisë do të shkojë në Prizren, ku do të vizitojë Shtëpinë Muze të Lidhjes së Prizrenit.







All the contents on this site are copyrighted ©.