2008-01-25 16:01:08

Presidenti Topi në Kosovë: do të njohim pavarësinë


(25.01.2008 RV)Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi ndodhet që sot në Prishtinë, në ditën e parë të vizitës triditore që do të zhvillojë në Kosovë. Pika kulminante e ditës ishte pa dyshim fjalimi i tij në Kuvendin e Kosovës, ku presidenti Topi i siguroi kosovarët për mbështetjen e plotë të Shqipërisë ndaj pavarësisë. Gjithashtu, ai përvijoi edhe rrugën e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, e cila do të kthejë Prishtinën në një partner të fuqishëm tregtar, duke përmendur edhe rrugën që do ta lidhë me Durrësin. Edhe për këtë arësye, delegacioni që shoqëron Topin është prej 100 vetësh. Presidenti i Shqipërisë u takua me autoritetet e vendit, bëri homazhe në varrin e ish-presidentit kosovar, Ibrahim Rugova dhe mori diplomën “Honoris Causa” në Fakultetin Filologjik të Prishtinës.Më hollësisht të dëgjojmë Rabije Ibrajn nga kryeqyteti i KosovësRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.