2008-01-22 18:16:12

Izraeli rifillon furnizimet me karburant në Rripin e Gazës


(22.01.2008 RV)Pas katër ditësh bllokimi, Izraeli tërhiqet para presionit ndërkombëtar dhe lehtëson embargon e vendosur kundër Rripit të Gazës, për shkak të raketave të hedhura nga palestinezët në zonën e hebrenjve. Filloi sot furnizimi i Gazës me karburant. Por emergjenca në të cilën u zhytën rreth 1 milion e gjysëm palestinezë diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, mbledhur në sesion të jashtëzakonshëm me kërkesën e Lidhjes Arabe. Gjithsesi, sekretarja amerikane e shtetit, Kondolica Rajs bëri të ditur se nuk do të ketë ndonjë rezolutë të Kombeve të Bashkuara për dënimin e Izraelit. Ndërkaq, Egjipti ka mbyllur kalimin e Rafahut për të penguar mijëra palestinezë që donin të kalonin kufirin. Në ndeshjet me policinë mbetën të plagosur disa vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.