2008-01-21 17:37:51

Ballotazh në Serbi ndërmjet europeistit Tadiç dhe ultranacionalistit Nikoliç


(21.01.2008 RV)Konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare ballotazhi në Serbi. Kandidati ultranacionalist Tomislav Nikoliç, i cili ka fituar 39,57% të votave në zgjedhjet e djeshme presidenciale, do të ndeshet me presidentin aktual Boris Tadiç, që ka arritur të marrë 35,45% të preferencave të zgjedhësve. Ballotazhi do të zhvillohet më 3 shkurt.
Bashkimi Evropian, nëpërmjet institucioneve të ndryshme të tij, e ka përgëzuar popullin serb për pjesëmarrjen në votime. Më tepër se në presidencialet e mëparshme, dje iu afruan kutive të votimit 61,25% e zgjedhësve. Pa përmendur se kush fitoi në këtë turn të parë, përfaqësues evropianë, si Havier Solana kanë deklaruar se kanë besim në orientimin europeist të serbëve. Shumë nga pretendentët për të cilët u votua dje kanë deklaruar tashmë se do t’ia kalojnë votat presidentit Tadiç, me përjashtim të socialistëve, por mbështetja e vërtetë, potencialisht vendimtare, vjen vetëm nga Partia Demokratike e Serbisë, e kryeministrit Vojisllav Koshtunica. Zyrtarisht, partia e Koshtunicës është aleate e kadidatit europeist, por këndvështrimet janë të ndryshme përsa i përket Kosovës dhe pavarësisë së saj.







All the contents on this site are copyrighted ©.