2008-01-20 16:45:53

U kremtua në Romë 540-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit “Skenderbeut”.


(20.01.2008 RV)Me rastin e 540- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, figurë e shquar historike, simbol i identitetit dhe i krenarisë mbarëkombëtare - kështu shkruhet në ftesën që Ambasada e Republikës së Shqipërisë u drejtoi të gjithë mërgimtarëve shqiptarë dhe miqve të tyre – sot u mbajt një tubim përkujtimor, organizuar për nder të Heroit Kombëtar të shqiptarëve.
Manifestimi filloi në orën 11.00 në Sheshin Albania të Romës, pranë shtatores së Gjergj Kastriotit. Ishin të pranishëm Ambasadori i Republikës së Shqipërisë pranë Republikës italiane, zoti Llesh Kola, përfaqësues të ambasadës shqiptare pranë Selisë së Shenjtë, të trupit diplomatik, personalitete të artit e të kulturës, miq e të ftuar.
Në tubim morën pjesë të gjithë ata që dëshironin të ndaleshin një ças e të reflektonin, tek këmbët e Gjegj Kastriotit në bronz, mbi 540- vjet të historisë gjithnjë të trazuar të shqiptarëve. Ishte i pranishëm edhe ministri këshilltar pranë ambasadës, zoti Visar Zhiti, i ftuar sot në mikrofonin e kryeredaktorit tonë, dom David Gjugjës:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.