2008-01-19 09:38:18

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 2-të gjatë vitit kishtar ‘A’.
Ja Ai që ia shlyen mëkatin botës!


(19.01.2008 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të Liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së dytë gjatë vitit kishtar, ciklit të parë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.
Liturgjia e kësaj së diele na paraqet Jezusin porsi “qengjin e Zotit, që shlyen mëkatin e botës”. Figura ungjillore na kujton dy temat biblike: nga njëra anë figurën profetike të ‘Shërbëtorit të Hyjit’, vegël çlirimi dhe shembull të një jete të dhuruar për të tjerët; në anën tjetër figura, po kështu çlirimtare, e qengjit pashkor. Jezusi pra paraqitet si shpëtimtar, çlirimtar i ri, me të cilin është e lidhur shpresa e popullit të ri të Zotit.
Në këtë perspektivë edhe Gjon Pagëzuesi e paraqet Krishtin në ungjillin e kësaj së diele. Ai, Gjoni është dëshmitari e shembulli i parë i dëshimit të krishtërë. Gjoni di ta shquaj e ta kuptoj në personin e Jezusit thelbin e mistershëm të misionit të tij hyjnor e bëhët zë që dërgon tek Ai dhe na fton ta ndjekim Mësuesin e Shpëtimtarin e jetës, Jezu Krishtin Zot.
E tani më hollësisht këtu mund ti dëgjoni leximet biblike e pastaj homelinë......RealAudioMP3 .







All the contents on this site are copyrighted ©.