2008-01-18 18:57:25

Është italian impenjimi energjitik në Ballkan


(18.01.2008 RV)Rritet impenjimi evropian për të përfshirë edhe Ballkanin në rrjetin energjitik të kontinentit. Sot në Bullgari, presidenti Putin nënshkroi një marrëveshje për realizimin e gazsjellësit “South Stream” (Rryma e jugut), ku një rol të rëndësishëm ka luajtur Eneli italian. Po një grup italian, “Moncada Costruzioni” e Agrixhentos do të ndërtojë një kabllo nënujore private, që do të lidhë Vlorën me Brindizin. Kablloja do të përdoret për transportimin e energjisë nga impianti i energjisë eolike që Grupi do të ndërtojë në Shqipëri. Impianti, që shfrytëzon energjinë e erës, do të ketë një fuqi prej 500 Megavatësh dhe do të jetë më i madhi në Evropë.


Shkallëzim i ri i dhunës në Lindjen e Mesme. Në Rripin e Gazës vazhdojnë bombardimet izraelite dhe hedhja e raketave Kasam nga ana e palestinezëve në drejtim të Shtetit hebraik. Një gjendje që rrezikon të degjenerojë edhe më tej, për shkak të vendimit të Izraelit për mbylljen e kalimeve. Në zonë jetojnë mëse një milion vetë në kushte të mjerimit absolut. Masa e marrë alarmoi menjëherë organizatat humanitare, të cilat kanë frikë se Rripi i Gazës izolohet krejtësisht.







All the contents on this site are copyrighted ©.