2008-01-18 17:36:48

Të enjten, më 24 janar, do të paraqitet mesazhi i Papës për Ditën Botërore të Komunikimeve Shoqërore.


(18.01.2008 RV)Të enjten e ardhshme, në sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë, do të mbahet konferenca, gjatë së cilës do të paraqitet mesazhi i Papës për Ditën e 42-të Botërore të Komunikimeve Shoqërore. Tema e sivjetme është: “Mjetet e komunikimit shoqëror: në udhëkryq ndërmjet protagonizmit e shërbimit. Të kërkohet e vërteta, për ta ndarë së bashku”.Do të flasin imzot Klaudio Maria Çeli, kryetar i Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore dhe imzot Paul Tige, sekretar i të njëjtit dikaster.








All the contents on this site are copyrighted ©.