2008-01-18 18:53:21

Putin: pavarësia e Kosovës e paligjshme dhe e pamoralshme


(18.01.2008 RV)Nga Sofia, ku ndodhet për vizitë, presidenti rus Putin është shprehur edhe një herë i shqetësuar për gjendjen në Kosovë. Shpallja e njëanshme e pavarësisë, theksoi ai, është një akt i paligjshëm dhe i pamoralshëm, që Rusia nuk do ta pranojë kurrsesi.

Serbia, në heshtje elektorale, dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale të së dielës. Mbrëmë, presidenti Tadiç që është edhe njëri nga kandidatët sëbashku me ultranacionalistin Tomislav Nikoliç, i ftoi serbët të shohin me guxim drejt Evropës e të mos e kthejnë vendin në epokën e errët të Millosheviçit. Por përsa i përket Kosovës, qëndrimi është i pandryshueshëm. Tadiç paralajmëron “betejë diplomatike” kundër pavarësisë së Prishtinës. Sipas sondazheve, duket se serbët janë krejt të deziluzionuar nga politika dhe ka mundësi që pjesëmarrja në votime të jetë e ulët.
Ndërkaq, sot, Komisioni Evropian, me një lëvizje që duket në favor të presidentit Tadiç, vendosi të hapë negociatat me qëllim eliminimin e vizave për serbët që duan të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.








All the contents on this site are copyrighted ©.