Presidenti i Shqipërisë "qytetar nderi" i Prishtinës
(18.01.2008 RV)Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi shpallet “Qytetar Nderi”
i Prishtinës dhe njëkohësisht nderohet me Medaljen e Artë “Hyjnesha në Fron”. Vendimi
është marrë nga Kuvendi komunal i kryeqytetit të Kosovës, në prag të vizitës së presidentit
Topi në periudhën 25-27 janar.
Bashkimi Evropian nuk i ka rekomanduar
Maqedonisë vënien e regjimit të vizave për Shqipërinë. Deklarata është e ambasadorit
të Brukselit në Shkup, Ervan Fuere. Sipas tij, qeveria maqedonase ka keqkuptuar direktivat
evropiane për përshtatjen e legjislacionit. Çështja mund të zgjidhet me një marrëveshje
dypalëshe, sugjeroi Fuere.