2008-01-17 18:27:31

Pas "niet" të Rusisë pritet takimi jo formal për Kosovën në Slloveni


(17.01.2008 RV)Pas Këshillit të Sigurimit të OKB-së, evropianët e Grupit të Kontaktit mblidhen në Slloveni për Kosovën. Mbrëmë në Nju Jork u ripohuan këndvështrimet që njihen, me Rusinë që theksoi se një Kosovë e pavarur nuk do të hyjë kurrë në Kombet e Bashkuara. Edhe sot, nëpërmjet gazetave, presidenti rus Putin nënvizon se zgjidhja për Kosovën duhet të pranohet nga të dyja palët. Ndërkaq, kozakët e Donit janë gati të mbrojnë “vëllezërit serbë” në rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.