2008-01-17 18:27:43

Lufta civile në Sri Lanka: nunci kërkon fundin e dhunës


(17.01.2008 RV)Të nesërmen e prishjes së armëpushimit, të nënshkruar që në vitin 2002, ndërmjet qeverisë srilankeze dhe rebelëve tamil, forcat ajrore bombarduan një strehim me kryengritës duke shkaktuar shumë viktima. Sot mësohet që pjesa më e madhe e 27 personave, të vrarë dje gjatë një sulmi kundër një autobuzi, humbën jetën jo nga shpërthimi, por të qëlluar pa mëshirë nga rebelët ndërsa përpiqeshin të iknin. Nunci apostolik në Sri Lanka kërkon fundin e luftës civile, e cila vazhdon me faza që nga viti 1970 e ka shkaktuar deri tani 60 mijë viktima.







All the contents on this site are copyrighted ©.