2008-01-17 18:58:37

Kardinali Bertone do të vizitojë Kubën.


(17.01.2008 RV)Kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, do të shkojë për vizitë në Kubë. Do të qëndrojë atje nga 20 janari deri më 26 shkurt, për të përkujtuar 10-vjetorin e vizitës së Gjon Palit II në ishull, më 1998. Me këtë rast, Hirësia e Tij do të takohet me përfaqësues të ndryshëm të qeverisë, do të kryesojë disa meshë e do të përurojë monumentin kushtuar kujtimit të Papës polak.







All the contents on this site are copyrighted ©.