2008-01-16 17:52:11

Mblidhet Këshilli i Sigurimit për Kosovën


(16.01.2008 RV)Në Nju Jork mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i cili fillon debatin publik për Kosovën. Formula e vendosur dje nga ambasadorët, parashikon ndërhyrjen publike të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe pastaj, vazhdimin e debatit me dyer të mbyllura. Vetëm atëherë do t’i jepet mundësia të flasë edhe kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi. Rusia do të përpiqet të shtyjë sërish bisedimet serbo-kosovare, mundësi, që sipas mediave të sotme amerikane nuk përmbahet në raportin e Ban Ki Mun.








All the contents on this site are copyrighted ©.