Papa nuk do të vizitojë Universitetin e Romës ‘La Sapienca’.
(15.01.2008 RV)Sot, në orët e vona
të pasdites, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, përmes një Komunikate, njoftoi anulimin
e vizitës Papnore: “Në vijim të ngjarjeve të mirënjohura të këtyre ditëve lidhur me
vizitën e Atit të Shenjtë në Universitetin ‘La Sapienca’ ku, sipas ftesës së Rektorit
të Madh, Ati i Shenjtë do të shkonte të enjten e ardhshme, më 17 janar, është parë
e arsyeshme të pezullohet ngjarja. Megjithatë Ati i Shenjtë do ta dërgojë fjalimin
e parashikuar”.