Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore gjermane, kardinali Lehman, jep dorëheqjen
(15.01.2008 RV)Me një letër personale, drejtuar dje ipeshkvijve gjermanë, që
u bë e njohur sot, kryetari i Konferencës ipeshkvnore gjermane, kardinali Karl Lehman,
njofton se heq dorë nga detyra, për arsye shëndetësore. Kardinali Lehman, prej 20
vjetësh në krye të Konferencës ipeshkvnore gjermane, i fton ipeshkvijtë të zgjedhin
kryetarin e ri në asamblenë e ardhshme plenare, që do të mblidhet më 11 deri më 15
shkurt në Vyrsburg. Ndërkaq sqaron se do të vijojë t’i shërbejë akoma dioqezës së
tij të Maincit e Konferencës ipeshkvnore, duke theksuar se e ka tepër për zemër situatën
e ekumenzimit.Zevendës-kryetari i Konferencës ipeshkvnore, imzot Heinrih Musinghof,
e falënderoi kardinalin Lehman, duke vënë në dukje njohuritë e tij të thella teologjike,
gatishmërinë për të dialoguar, vlerat shpirtërore, urtinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme
për të integruar e për të bashkuar.