(13.01.2008 RV)Sot, në festën e
Pagëzimit të Zotit, u përkujtuan edhe Shën Hilari, ipeshkëv i Puatjesë e doktor i
Kishës e Shën Remigji, ipeshkëv i Reimsit.
Pranë Detit të Galilesë, Jezusi
merr me vete Pjetrin e Andrenë, Jakun e Gjonin e u mëson një mjeshtri të re: i bën
peshkatarë njerëzish. Këtë na kujtojnë, me liturgjinë e festës së tyre,Shën
Feliçi i Nolës (shqip - Gëzimi) dhe Shën Malakia profet, që do të kremtohen ditën
e hënë, me të cilën fillon java e parë e Kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar.
Të
martën e ardhshme do të përkujtohen Shenjtorët Pali vetmitar, Gjon Kalibiti, murg
dhe Mauri abat. Në festën e tyre jehon rishtas fjala e re që u dëgjua për herë të
parë në sinagogën e Kafarnaos, fjalë që e trandë dhe e çliron ndërgjegjen, fjala e
Krishtit, Zotërisë së Kishës.
Shtëpia e Simon Pjetrit është ‘shtatmadhoria’
e veprimtarisë së Krishtit në Galile. Por misioni i tij nuk mund të mbyllet ndërmjet
katër mureve të një shtëpie. Misioni i tij universal shumë shpejt do të kapërcejë
mure e kufij, për t’u përhapur deri në skajet më të largëta të botës. Këtë na kujtojnë,
të mërkurën, Shën Marçeli papë e martir dhe Shën Prishila, matronë romake.
Të
enjten, nëfestën e Shën Andout Abat, nga elterët e kishave lartohet britma
e njeriut, që nuk gjen qetësi as në vetminë më të thellë të shkretëtirës, sepse tunduesi
është gjithnjë aty, pranë: “Na shpëto, o Zot, me mëshirën tënde!”.
Në festën
e Shën Priskës, themeluese e Kishës me të njëjtin emër në Aventin, që do të kremtohet
të premten e ardhshme, duke shfletuar Ungjillin e ditës, ndalohemi tek shembëlltyra
e vejushës, që kërkon drejtësi prej një gjykatësi të padrejtë. Është simbol që na
kujton se duhet të lutemi me durim e shpresë.
Java mbyllet, të shtunën
e ardhshme, me festën e Shën Gjermanikut, martir i Filadelfies; Shën Gjonit, ipeshkëv
i Ravenës, Shenjtorëve Mariani, Marta, Audifaçe e Abako, martirë. Liturgjia e festës
na kujton një nga skenat më dramatike të Ungjillit sipas Gjonit: ngjalljen e Lazrit,
në të cilën shikojmë qartë pushtetin e Krishtit të ngjallur.