2008-01-12 18:40:34

Ati i Shenjtë emëron kardinalin Uelet relator i përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve, që do të mbahet në tetor, me temë “Fjala e Hyjit”.


(13.01.2008 RV)Benedikti XVI emëroi kryeipeshkvin e Kebekut, kardinalin Mark Uelet, relator i përgjithshëm të Sinodit të ardhshëm të Ipeshkvijve mbi ‘Fjalën e Hyjit’, ndërsa sekretar të përgjithshëm, imzot Vilhelm Emil Egger, ipeshkëv i Bolcano-Bresanones.Asambleja e 12-të e përgjithshme e zakonshme e Sinodit të Ipeshkvijve do të mbahet në Vatikan nga data 5 deri më 26 tetor 2008. Do të këmbehen mendime rreth temës: “Fjala e Hyjit në jetën dhe në misionin e Kishës”. Kjo ngjarje kaq e rëndësishme pritet me nisma të shumta në Kishat e mbarë botës. Po oganizohen takime studimi e lutjeje e takime të leximit të Fjalës së Hyjit, për ta çuar Fjalën hyjnore në qendër të jetës së besimtarëve. Shumë nga ipeshkvijtë e Konferencave të ndryshme ipeshkvnore kanë zgjedhur si program baritor tematika që lidhen ngushtë me temën kryesore të Sinodit.







All the contents on this site are copyrighted ©.