2008-01-11 18:01:36

Vizitë e presidentit Bush në muzeun e Holokaustit në Jeruzalem


(11.01.2008 RV)Rritet tensioni në Kurdistanin irakian, ku sot paradite, ushtria turke ka qëlluar me artileri pozicionet e militantëve të Partisë së Punës së Kurdistanit. Për dy orë rresht janë goditur dy zona të provincës së Dahukut.

Dita e fundit në Izrael për presidentin amerikan Bush, i cili sot mbërriti në Kuvajt, pasi vizitoi muzeun e Holokaustit në Jeruzalem. I emocionuar, Bush dëgjoi poezinë e shkruar nga një grua që më pas u pushkatua nga nazistët dhe vendosi një kurorë pranë pishtarit që s’shuhet kurrë. Paradite, presidenti amerikan shkoi edhe në Galile për takime me karakter kulturor e fetar. Dje, Bush duke parë personalisht telat me gjemba dhe postoblloqet që ua bëjnë jetën të vështirë palestinezëve, kërkoi që shteti i ardhshëm të ketë vazhdimësi territoriale. Izraeli, theksoi, duhet t’i japë fund pushtimit të filluar në vitin 1967, por duke folur për Jeruzalemin, qartësoi se të dyja palët duhet të bëjnë konçesione të dhimbshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.